Transmetuar më 23-02-2017, 14:34

Shkup, 23 shkurt 2017, NOA.al- Kreu i partisë LSDM në Maqedoni, Zoran Zaev deklaron se është arritur marrëveshja me partitë shqiptare për krijimin e qeverisë.

Duke folur sot nga Sarajeva ku ndodhet në një vizitë, ai deklaroi se qeveria e re do të formohet në muajin mars.

“Tani duhet që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, dekklaroi Zaev.

Ai ndodhet në Sarajevë, pasi do të vlerësophet me çmimin “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.