Transmetuar më 23-02-2017, 15:38

Çfarë pamjesh. Nëse keni menduar ndonjëherë të bëni një udhëtim të gjatë në Azi, por nuk dini nga të nisni, kjo video do ju frymëzojë.

Nga Angkor Uat në Kamboxhia deri tek Kullat Petronas në Kuala Lumpur, një çift zviceran ka filmuar gjithë udhëtimin prej 6 muajsh në nëntë shtete të Azisë.

Dyshja aventureske ka dokumentuar këtë udhëtim edhe përmes fotove të shumta gjatë vizitës së tyre në tempullin indonezian, mbi Murin e Madh të Kinës, përgjatë Halong Bay Vietnamit me anije, si dhe pamje në të gjithë fushat e orizit në Guilin të Kinës.

Sylvain Botter dhe Jenny Gehrig lanë punët e tyre për të ndjekur pasionin për të udhëtuar dhe tashmë përmes rrjeteve të tyre sociale dokumentojnë në foto dhe video gjithçka nga vendet të cilat ata vizitojnë./b.l/noa.al/