Transmetuar më 25-02-2017, 15:07
Publicitet

Fillimisht ishte thjesht një aplikacion komunikimi me të shkruar, dhe së fundmi është kthyer pothuajse në një rrjet social. Pas muajsh thashethemesh e raportimesh, WhatsApp më në fund ka lançuar përditësimin e ngjashëm me rrjetet e tjera sociale “Status”.

Nëpërmjet këtij opsioni ju i tregoni miqve tuaj se ku ndodheni madje duke postuar bashkë me të dhe një foto. Në ndryshim nga Snapchat dhe Instagram fotot dhe videot që publikoni në WhatsApp i shohin vetëm kontaktet tuaja dhe këto postime do të fshihen brenda 24 orëve.

Mirëpo përdoruesit e këtij programi nuk e pëlqejnë këtë përditësim, pasi nëse prindërit nuk i kishin në rrjetet sociale si Snapchat apo Instagram, në WhatsApp sigurisht që i kanë, dhe ata do mund të shohin se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre. Gjithashtu u duket si një kopje e rrjeteve të tjera sociale.

Loading...