Transmetuar më 04-03-2017, 08:29

Shkup, 4 mars 2017, NOA.al- Partia shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së re me LSDM.

Ky fakt u komunikua mbrëmjen e së mërkurës nga zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani, i cili dha lajmin për mediat pas mbledhjes së kryesisë.

“BDI do t’i japë mbështetje shumicës së re parlamentare me pjesëmarrje në qeverinë e re. Vendimi i kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflektojë vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Ndërkohë që lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha para mbledhjes, se do të punohet për të marrë një vendim për të dalë nga kriza./a.y/noa.al