Transmetuar më 07-03-2017, 17:55

Zbulimi i një anijeje hapësinore UFO-sh është bërë artikull në të përditshmen britanike “Daily Mail”. Sipas teorive konspirative, një anije alienësh është dalluar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe e gjithë pamja është filmuar.

Videoja gjendet në YouTube në kanalin e Streetcap1 dhe aty duket qartë një dritë mbi planetin tonë e cila ka poshtë dy objekte misterioze të shndritshme. “Mendova se isha duke imagjinuar gjëra. U tregova i shpejtë”, kishte shkruar përdoruesi në nëntitull.

Teoristët kanë deklaruar se NASA krijoi efekte për shuarjen e dritës në mënyrë që objekti të dukej sikur ishte zhdukur në hapësirë. Për videon ka patur disa shpjegime alternative duke përmendur këtu reflektimin e dritareve të stacionit ose dritat nga Toka.