Transmetuar më 12-03-2017, 16:34
Fotografia e një mjeku të dëshpëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë virale në internet.
Në fotografi shihet se si mjeku është përkulur i dëshpëruar dhe plot dhimbje për faktin se nuk arriti të shpëtojë dot një pacient që kishte pësuar aksident.
Kjo foto na vjen nga ambientet e jashtë të spitalit EMT në Kaliforni.
Mediat amerikane shkruajnë se mjeku nuk mbajti dot në jetë pacientin 19-vjeçar, i cili më pas ka dalë jashtë për të shfryrë hidhërimin.
Kjo fotografi është publikuar nga rrjeti social Reddit./a.k/noa.al/