Transmetuar më 16-03-2017, 23:29
Publicitet

Një fotografi e fiksuar nga agjencia franceze e lajmeve AFP në të cilën shihet Mohammed Mohiedin Anis në dhomën e tij të shkatërruar në Alepo të Sirisë, teksa dëgjon muzikë nga gramafoni, ka “pushtuar” botën.

Kjo fotografi është konsideruar simbol i gjithë pakuptimësisë së luftës gjashtëvjeçare në Siri.

Mohammed, i njohur si Abu Omar, para luftës ka qenë një koleksionist i apasionuar i makinave të vjetra.