Transmetuar më 16-03-2017, 23:52

Kafshimi i thonjve është një ves i përsëritur që flet shumë për ju.

Sugjerohet se ata që hanë thonjtë kanë prirjen të jenë të perfeksionuar, por në të njëjtën kohë dhe të tensionuar dhe nervozë.

Shumica e njerëzve kanë vesin e të ngrënit të thonjve.

Shpesh flitet se kjo lidhet me stresin, por shkencëtarët i kanë hyrë më thellë.

“Ne besojmë se njerëzit me vese të përsëritura janë të perfeksionuar. Ata e kanë të pamundur të qetësohen dhe t’i bëjnë gjërat normalisht”, tha autori i studimit Dr. Kieron O’Connor.

“Janë të prirur të ndrydhin veten, të paduruar dhe të pakënaqur nëse nuk e arrijnë atë që duan”, shkton ai.

Perfeksionizmi karakterizohet nga një sjellje e planifikuar, stërmundim i vetes dhe nga një ndjesi frustrimi kur nuk punohet për të arritur përsosmërinë.

Kafshimi i thonjve lidhet me një energji të pashpenzuar gjatë kohës kur këta njerëz nuk e kanë përmbushur ende qëllimin.

Ndonëse mund të duket i padëmshëm, ky zakon ka edhe efekte aspak të mira; çon në dobësimin e dhëmbëve dhe deformimin e thonjve.