Transmetuar më 17-03-2017, 16:42
Publicitet

Eurokomisioneri i BE-së Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, do të vizitojnë të martën Maqedoninë me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët për të zgjidhur ngërëin politik që u krijua që pas zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka theksuar se Han dhe treshja e eurodeputetëve që edhe deri tani ndërmjetësonin në negociatat e partive politike të Maqedonisë, përveç me liderët e partive, në Shkup do të takohen edhe me presidentin Gjorge Ivanov, në tentim të ri që ta bindin shefin e shtetit të Maqedonisë që t’ia jape mandatin kryetarit të LSDM­së, Zoran Zaev.

“ Ata do ta përsërisin pozicionin e fuqishëm të BE­së për respektim të rezultatit nga zgjedhjet dhe të lejohet vazhdim i proceseve demokratike me formim të shpejtë të Qeverisë së orientuar reformuese, e cila do të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Gjithashtu, të përkujtoj se dje, gjatë takimit të liderëve të Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, komisari Han e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi rajonal dhe paralajmëroi për rrezik nga shpërthimi i tensioneve, duke përfshirë edhe ato multietnike, përmes deklaratave ose aksioneve që do t’i minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, theksoi Kocijançiç.

Maqedonia vijon të jetë pa qeveri, teksa presidenti Ivanov ka refuzuar të mandatojë Zoran Zaev për formimin e kabinetit të ri./k.k/noa.al

Loading...