Transmetuar më 20-03-2017, 16:09

E përditshmja britanike “The Telegraph” publikoi sot se plazhi i bukur i Ksamilit renditet si një ndër 20 vendet që duhen vizituar nga të gjithë këtë vit.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për turizmin në Shqipëri, ndaj këtë vit pritet të kemi një rritje të vizitorëve të huaj.

Këtë herë, e përditshmja britanike ka listuar 20 plazhet e braktisura më të bukura në Europë, që ia vlen të vizitohen të paktën një herë.

“Pavarësisht ushqimit të mirë dhe kulturës që të shihni nëpër muze, një ndër përvojat më të bukura të udhëtimit është ai momenti kur keni gjithë plazhin për vete. Ka diçka të magjishme në një plazh bosh, zhurma e dallgëve, horizonti i qetë. Shkrepni foto. Çlodhja ju thërret!"

Ku mund t’i gjeni vende të tilla? Ndoshta pyetja më e mirë do të ishte “kur?” Dhe përgjigjja është “maji”. Muaji i pestë i vitit është gjithnjë një kohë e mrekullueshme për disa ditë pushimi, sidomos nëse bëhet fjalë për Europën që po heq me shpejtësi pallton e dimrit dhe po vesh rrobat pranverore. Maji është veçanërisht tërheqës për t’u arratisur në bregdet”, shkruan e përditshmja britanike..

20 plazhet e mëposhtme janë një fillim i mirë. Asnjëri prej tyre nuk është i panjohur (në kohën e rrjeteve sociale, asgjë nuk është) dhe ju nuk mund të jeni të sigurt se ndonjë prej tyre do të jetë bosh.

Shqipëria renditet në vendin e 14-të dhe përfaqësohet nga Ksamili, i njohur për plazhet shkëmbore, nëntë milje larg nga qyteti i Sarandës. Ju mund të lundroni në tre ishujt e të këtij plazhi, të admironi Korfuzin nga larg, po ashtu të vizitoni edhe Butrintin.

1. Playa de las Teresitas, Tenerife

2. Playa de la Aldea, Gran Canaria

3. Puerto de San Miguel, Ibiza

4. Cala de Boquer, Majorca

5. Voidokilia, pranë Pylos

6. Petani, Kefalonia

7. Valtos Beach, Parga

8. Calanque d’en Vau, pranë Cassis

9. Gruissan Plage, Languedoc

10. Posto Vecchio, Puglia

11. Cervo, Liguria

12. Praia do Amado, Algarve

13. Playa de Dunas, Ferrel

14. Ksamil, Sarandë

15. Belvoir Beach, Herm

16. Verige Bay, arkipelagu Brijuni

17. Lara Beach, pranë Paphos

18. Ghajn Tuffieha, Golden Sands

19. Velika Plaza, Ulqin

20. Mandarin Oriental, Bodrum