Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Han doli nga dera e pasme e zyrës evropiane në Shkup, pasi dhjeta protestues i kishin bllokuar për mbi një orë gjithë ndërtesën.
Disa prej tyre kërkonin takim për t’i shprehur zyrtarit evropian revoltë meqë mendojnë se “po u rrezikohet shteti”, ndërsa tjerët e quanin “fashist” dhe “agresor”.
Protestuesit anti-Hahn i bllokuan hyrje dalje e ndërtesës, dhe për shkaqe sigurie, euro-komisarin e nxorën nga parkingu prapa ndërtesës.
Në masa të rrepta të policisë, eskorta me tri vetura u largua me zyrtarin e lartë evropian për në Kuvendin e Maqedonisë, ku edhe agjenda e paraparë i ka ndryshuar.
Takimi i parë që kishte parashikuar, ishte me kreun e PDSH-së Menduh Thaçin, megjithatë është anuluar për shkak të axhendës se komisionerit, i cili ka kërkuar që takimi mos te zhvillohet këtë radhë.
Ndërkohë takimin e anuloi edhe presidenti i shtetit Gjogje Ivanov, duke thënë se vendimin e tij do t’ua lë organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të Bashkuar”.
Kështu që takimin e parë në Kuvend, eurokomisari Hahn e nisi me delegacionin e Lëvizjes Besa, shkruan ‘Ina’. Pak para takimit kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, u shpreh optimist, duke thënë se pret rezultate të mira nga ky takim.
Pas takimit me Kasamin, Hahn pritet që të takohet me politikanë të tjerë.