Transmetuar më 22-03-2017, 11:00
Publicitet

Eurokomisioneri Hahn ka deklaruar se në Maqedoni duhet të respektohen të gjitha grupet etnike dhe të jetohet në paqe. Sipas zyrtarit të lartë europian, programi qeverisës është një çështje që duhet të diskutohet nga palët politike vendase. Me të njëjtin apel, Hahn ju drejtua presidentit Ivanov ku i kërkoi të rishikojë qëndrimin e tij për të mandatuar kreun e LSDM-së për krijimin e qeverisë.

 “Është e rëndësishme të respektohen etnitë e ndryshme. Është gjithashtu e rëndësishme që grupet etnike të jetojnë në paqe dhe kjo do të thotë të respektojnë njëri-tjetrin. Është e kuptueshme që grupe të ndryshme të shoqërisë të kenë pikëpamje të ndryshme. Në bisedat që kam patur me përfaqësuesit e politikës maqedonase, u kam komunikuar se mbi të gjitha është thelbësore të respektohet kushtetuta. Sa i përket programit qeverisës, kjo është diçka për të cilën duhet të diskutojnë partitë politike”-deklaroi zyrtari europian në një intervistë për mediat vendase.

Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, Hahn zhvilloi takime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, por mungo takimi më i rëndësishëm, ai me presidentin Ivanov.