Transmetuar më 03-04-2017, 11:02

Facebook ka lançuar nismën personale për mbledhje fondesh. Facebook (FB, Tech30) njoftoi ditën e enjte se do të zgjerojë mjetet e bamirëse duke përfshirë fondet personale. Fushata do të lejojë personat që janë 18 vjeç e sipër, që të mbledhin para për veten e tyre, për një mik. Nisma do të marrë formë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi Facebook Stephen Roço Rodi tha se donacionet e fondeve personale, do të kenë një tarifë transferimi prej 6.9%, plus 30 cent, per dhurimin. "Ne nuk jemi këtu për të fituar” tha Rodi, duke shtuar se tarifa mbulonë sigurinë dhe shmang mashtrimet.

Facebook do të fillojë mbledhjen e fondeve personale me gjashtë kategori, duke përfshirë arsimin (të tilla si shkollim dhe libra), mjekësi, lehtësim të krizës, emergjencat personale (si një aksident me makinë apo vjedhje), dhe të varrimit. Fillimisht do të ketë process rishikimi fondesh 24 orë përpara çdo fushate.