Transmetuar më 03-04-2017, 12:33

Rrjeti më i ndjekur social Facebook ka ardhur me një risi, ku këto ditë ka lancuar një mënyrë të re për të postuar statuse.

Shkruani diçka në kutinë e “What’s on your mind?” dhe do t’ju shfaqet një set ngjyrash për të zgjedhur ngjyrën për tekstin.

Veçorinë të cilën deri tani e keni pasur vetëm në Android, tani ka ardhur edhe në iOS dhe desktop.

Një zëdhënës i Facebook e konfirmoi për Mashable se shumica e përdoruesve përreth botës tashmë e kanë këtë veçori.