Transmetuar më 07-04-2017, 12:38

Një asteroid i përmasave të mëdha është nisur drejt Tokës, por kjo sipas ekspertëve nuk përbën asnjë rrezik pasi largësia që ai do të kalojë, është e konsiderueshme me planetin tonë. Ai është Asteroidi “2014JO25”, me diametër prej një kilometër. Sipas NASA-s ky asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës më 19 prill, por nuk ka vend për panik.

Pika më e afërt në të cilën do të gjendet asteroidi do të jetë 1,87 milionë kilometra larg Tokës. Ky do të jetë kalimi më i afërt i asteroidit me Tokën në 400 vitet e fundit./k.k/noa.al