Transmetuar më 09-04-2017, 20:33

Përplasja mes Damianos dhe Ervinit nuk u mbyll me mbylljen e shtëpisë së beqarëve. Të ndodhur të dy në shtëpinë e madhe të Big Brotherit, dy banorët u kapën keq me njëri-tjetrin.

Ervini mendon se Damiano e ka kaluar në personale me të, që në momentin kur nuk i dha dorën gjatë hyrjes në spektaklin e së shtunës.

“Ti nuk duhet të flasësh fare për mua. Kemi pas debat dhe ke kërkuar falje në sy të të gjithëve. Unë nuk jam vëllai yt”, i thotë ai.

Damiano ja kthen duke i thënë se nuk ja ka përmendur emrin fare në diskutim.

“Mua dhe këtij personi këtu mos ja përmend emrin! Nuk dua të dëgjoj emrin tim dhe të kësaj (Sidritës) në gojën tënde”, i thotë Ervini që ngrihet dhe i afrohet Damianos.

“E di që je person i dhunshëm, por s’ke pse acarohesh”, i thotë Damiano.

Ervini këmbëngul dhe i thotë që të mos e përmende fare emrin e tij dhe të Sidritës me banorët e tjerë, por Damiano mendon të kundërtën.

“Këtu je i detyruar. Do flasim për të gjithë dhe me të gjithë”, i thotë ai, duke shtuar që mos të bëhet i dhunshëm brenda shtëpisë.

“Sesa i dhunshëm jam unë të jap adresën jashtë dhe të shohësh edhe dhunën edhe lotët e mi”, ja kthen me kërcënim Ervini, duke i kërkuar që të shmangin debatet brenda në shtëpi.

“Unë e di që ti ke frikë nga debatet, që s’ke kapacitet të përballesh”, ja kthen ai./Big Brother/