Transmetuar më 09-04-2017, 21:20

Ekspertët kanë arritur në përfundmin se niveli i kënaqësisë seksuale te një çift fillon të bjerë vetëm pas një viti së bashku.

Ekspertë të Universitetit ‘Ludëig Maximilian’ në Mynih të Gjermanisë, vendosën që të zbulonin se sa gjatë janë çiftet të kënaqur me jetën seksuale në marrëdhënien e tyre.

Ekipi përfshiu 3,000 njerëz, duke u fokusuar në marrëdhëniet e moshave 25 dhe 41.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të lumtur janë me jetën e tyre seksuale.

Studimi, i publikuaar në gazetën “Arkiva e Sjelljes Seksuale”, citon se dëshira seksuale rritet në vitin e parë të marrëdhënies por pas një viti ajo fillon të bjerë dukshëm.