Transmetuar më 14-04-2017, 21:15
Publicitet

Veza është simboli i festës së Pashkëve. Ngjyrosja e tyre, është traditë e besimtarëve të krishterë dhe ortodoksë, dhe një gjë e tillë bëhet më shumë dashuri në familjet ku festohet.

Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve, është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Po përse pikërisht një vezë?

Bazuar në traditat e lashta, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza simbolizon fillimin dhe burimin e jetës. Bazuar në mitet e egjiptianëve, indianëve, babilonasve, grekëve dhe kinezëve prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Në kulturën bullgare, ka mjaft gjurmë të përfytyrimeve lidhur me vezën.

Në disa prej tekseteve të tyre, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore, në disa të tjera koha është pula ndërsa vezët janë yjet, që bëhen prej saj. Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike.

Më poshtë keni disa fotografi se si t’i zbukuroni vezët në këtë ditë të shenjtë. /k.k/noa.al

Loading...