Transmetuar më 16-04-2017, 14:54

Kryetari demokrat Lulzim Basha u uroi Gëzuar Pashkët gjithë besimtarëve të krishterë. Basha shkoi tek Katedralja Ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore nga ku i uroi gjithë shqiptarëve, bekimin e Zotit dhe shpresë e besim për një të nesërme më të mirë.

“Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët me paqe, me harmoni, me dashuri dhe shpresë të rilindur dhe të ripërtërirë në zemrat e tyre, familjet e tyre dhe mbarë vendin tonë e kudo ku janë shqiptarët. Gëzuar!”, tha ai.

Ndërkohë duke folur në çadrën e protestës në ditën e 60 të saj, ai tha se sot është ditë Pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë Pashkësh, “sepse ditë për ditë e natë për natë këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë”. /a.y/noa.al