Transmetuar më 16-04-2017, 19:57

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i i ka kaluar Pashkët me familjen e saj, por nuk ka munguar një urim prej saj për të gjithë shqiptarët.

Në këtë ditë feste ajo shkruan se duhet të mendohet “për ata që vuajnë, të sëmurët, emigrantët, të vetmuarit, për ata që s’kanë; për të gjithë ata që në dhimbje njohin padrejtësitë, për të dashurit që na mungojne.

Topalli gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë festë të madhe.

Urimi i Jozefina Topallit në Facebook për të gjithë shqiptarët:

Te dashur miq.

Gezuar Pashket e pershume mot.

Faleminderit te gjithe miqve te mi qe me kane uruar per kete feste te madhe.

Ringjallja e Krishtit eshte mesazhi i shpreses per mbare njerezimin.

Ne keta dite feste, le te mendojme per te gjithe ata qe vuajne, te semuret, emigrantet, te vetmuarit, per ata qe s ‘ kane; per te gjithe ata qe ne dhimbje njohin padrejtesite, per te dashurit qe na mungojne..

Ringjallja dhuron shpresen.

Gezuar !

Jozefina e familje./a.k/noa.al/