Transmetuar më 17-04-2017, 18:42

Duket se WhatsApp po e lëshon stafetën, pasi tashmë aplikacioni i dytë më i përdorur në botë pas Facebook është Messenger. Ky aplikacion konfirmoi këtë javë se ka 1.2 miliardë përdorues aktivë, duke e bërë një nga mjetet e komunikimit me rritje më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Mësohet se vetëm nga korriku i 2016-ës, Messenger arriti shifrën 1 miliard përdorues aktivë. Facebook Messenger është tashmë i dyti më i përdorur në aplikacionet iOS, dhe mund të përdoret nga çdo person mbi 13-vjeç, edhe nëse nuk ka një llogari në Facebook.

Aplikacionet e ndryshme si Facebook, Whatsapp, Viber, Messenger janë bërë pjesë e rëndësishme e komunikimit mes njerëzve. Ato kanë lehtësuar komunikimin tonë, duke pasur mundësi të shkëmbejmë mesazhe në aplikacionin që ne preferojmë. /b.l/noa.al/