Transmetuar më 20-04-2017, 07:55

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në kryeqytetin e shtetit fqinj, Greqisë. Mbrëmjen e djeshme, e mërkurë dyshohet se një bombë ka shpërthyer pranë bankës ‘Eurobank’ në rrugën ‘Santaroza 7’ të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 kur një telefonatë kërcënuese ka vënë në lëvizje policinë. Dyshohet se bomba është vendosur në derën kryesore të bankës, duke shkaktuar dëme të shumta, por fatmirësisht pa të dëmtuar në njerëz.

Bazuar në dëshmitë e para, thuhet se janë parë dy persona me motor duke u larguar nga hyrja e bankës, pak momente para shpërthimit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al