Transmetuar më 20-04-2017, 11:15

Pak para se të niste seanca e sotme parlamentare, personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para institucionit ligjvënës. Me parrulla në duar, ata kanë kërkuar më shumë të drejta nga shteti. Një tjetër kërkesë e tyre ka të bëjë edhe me apelin që asnjë person që nuk ka lidhje me PAK, të mos dalë ti përfaqësojë dhe flasë në emër të tyre.

Protestuesit kërkojnë korrigjim të Konventës së OKB-së për dy paragrafe. Po kështu PAK kërkojnë rritje me 10% të pagesës së paaftësisë. /k.k/noa.al/