Transmetuar më 27-04-2017, 10:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagon lidhur me lirimin e sotëm të Ramush Haradinaj, nga gjykata franceze e Colmar, duke e cilësuar atë si lajmin më të mirë të ditës.

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në Facebook.

Më tej ai ka shtuar se lirimi i kreut të AAK-së, Haradinajt, ka vërtetuar edhe njëherë shpifjet e Serbisë kundër UÇK-së në Kosovë.

“Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka përfunduar Thaçi.

Ramush Haradinaj lihet i lirë: Shqiptarët fituan, kthehem sot në Kosovë