Transmetuar më 27-04-2017, 14:23
Publicitet

Nëse ndonjëherë keni humbur sinjalin e internetit në telefonin tuaj, atëherë e dini se sa e pakëndshme mund të jetë kjo. Lajme të mira vijnë se ju nuk do të keni më probleme të mëdha nëse përdorni platformën e Instagramit në Android.

Përdoruesit, të cilët janë offline, tashmë mund të shohin përmbajtjen e mëparshme në News Feed, profilet të cilat i kanë vizituar, dhe po ashtu mund të lënë komente në publikime dhe të bëjnë pëlqime. Natyrisht, komentet dhe pëlqimet nuk do të jenë të dukshme derisa përdoruesi të mos lidhet sërish me internet.

Instagram këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh se shumica e përdoruesve të tij vijnë nga vendet me lidhje të dobëta interneti. /b.l/noa.al/

Loading...