Transmetuar më 27-04-2017, 19:16
Publicitet

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e LSDM-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit.

Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin.

Por ndërkohë karrigia e kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Ndërkohë, situata jashtë Kuvendit është mjaft e tensionuar. Protestuesit "Për Maqedoni të Bashkuar"  të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e  tyre, tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend. 

Loading...