Transmetuar më 27-04-2017, 19:34
Publicitet

Teksa situata në Maqedoni duket se ka dalë jashtë kontrollit të forcave të rendit, protestuesit kanë dhunuar edhe kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ka qenë ky i fundit ai i cili e ka urar i pari Talat Xhaferrin pas zgjedhjes së tij në krye të Parlamentit të Maqedonisë.

Zaev, ndodhej në sallën e konferencave në momentin kur u has me goditjet e turmës që u fut në ambientet e brendshme të Parlamentit.

Mediat raportojnë se është sulmuar edhe deputeti shqiptar, Zijadin Sela.

Zoran Zarv, prej kohësh i ka kërkuar presidentit Ivanov që ta mandatojë atë për të krijuar qeverinë e re të Maqedonisë, por ka hasur në rezistencën e kreut të shtetit.

Ivanov, pretendon se ka një platformë politike që po tentohet të instalohet nga Tirana në Maqedoni. Ky shtet ndodhet në krizë politike prej disa muajsh, edhe pse ndërkombëtarët nuk kanë reshtur së apeluari për t’i dhënë fund. /k.k/noa.al/  

Loading...