Transmetuar më 27-04-2017, 19:53
Publicitet

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme nga kaosi brenda Kuvendit, për gazetarët deklaroi se puçistë të vërtetë janë ato funksionarë të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.  "Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve", tha kryeparlamentari Xhaferi.

Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e pres-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia. 

Loading...