Transmetuar më 28-04-2017, 10:31

Presidenti Bujar Nishani dënon dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur si dhe bën thirrje për qetësi e maturi politike.

Presidenti thotë se ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit me origjinë shqiptare, Talat Xhaferri, si dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.

Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni që duhet mbështetur gjerësisht.

Kreu i Shtetit vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë pasi nuk rrezikojnë vetëm stabilitetin dhe të ardhmen e euroatlantike të Maqedonisë, por edhe marrëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi.

Ai nënvizon se zbatimi i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit, në të gjitha elementët e saj, do të ishte garancia më e mirë për harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni.

Dhuna në Maqedoni, Talat Xhaferri: Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasoja

Rrahja Ziadin Selës, autori i dyshuar: Kur e godisja në kokë, ndjenjë e papërshkruar

Dhuna në Maqedoni, MPB del me deklaratë: 102 persona të plagosur

Dhuna deri në gjakosje ndaj Zaev, ky është i dyshuari

Situata në Maqedoni, Ivanov kërkon qetësi: Ftoj udhëheqësit e partive politike në takim

Dhuna në Maqedoni, Hahn dënon sulmet, Gruevski e quan provokim të LSDM-së

Dhuna në Parlamentin maqedon, reagojnë ambasadorët e huaj

Pas kaosit në Parlament, kryetari i ri Xhaferi bën betimin

Flet kryetari i ri i Kuvendit: Nuk do lejojmë pushtimin e institucioneve në Maqedoni

Tension në Maqedoni, dhunohet Zoran Zaev i LSDM-së

Zgjedhja e Xhaferit, protestuesit hyjnë me forcë në Parlamentin e Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë