Transmetuar më 04-05-2017, 11:13
Publicitet

Pak ditë pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, është arrestuar personi që tërhoqi zvarrë deputetin Zijadin Sela. Ai është Toni Trajkovski, i cili u arrestua mbrëmë në Kumanovë, nga inspektorë civilë shqiptarë.

Sipas policisë së shtetit fqinj, rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë.

Trajkovski do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e pak ditëve më parë në Parlamentin maqedonas, ku u lënduan dhjetëra persona, mes tyre edhe dy përfaqësues të politikë, Zoran Zaev dhe Zijadin Sela.

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së. /k.k/noa.al/