Transmetuar më 08-05-2017, 19:26

Jo më kot thonë se ‘dashuria nuk njeh moshë’. Shembulli më i mirë i kësaj shprehjeje, mishërohet te një çift i moshuar në SHBA.

Beatrice Whitehead, i ka bërë kërkesë infermiereve që ta afrojnë me të shoqin në ditët e fundit të jetës, pas 67 viteve martesë.

Ajo ka rreth 6 vite që lufton me kancerin  dhe ka refuzuar çdo mjekim që mund ta shpëtojë nga sëmundja.

Vetëm disa ditë pasi 87-vjeçarja u shtrua në spital, bashkëshorti i saj Bert Whitehead u sëmur dhe duhet të merrte mjekim.

Kështu, stafi i spitalit vendosi që Beatrice të kalojë ditët e fundit të jetës së saj pranë të shoqit, gjë të cilën vajza e tyre e përshkroi si ‘Mrekulli.’

“Nuk mund ta falenderoj stafin mjaftueshëm që i afroi ata në këtë mënyrë dhe i lejoi që të jenë në të njëjtin vend,” – tha ajo për Dailymail.