Transmetuar më 12-05-2017, 20:00
Publicitet

Një rrëfim rrëqethës vjen nga një djalë i vogël 10 -vjeçar. Ai mban emrin e babait që asnjëherë nuk e takoi. Nëna e tij nuk mundet t`i siguroj dot ushqimin e mjaftueshëm për tre fëmijët e saj. Familja nga Kosova po kalon momente të vështira, ku Fetahu tregon se ka 24 orë që nuk ka ngrënë bukë.

Babai i tij kishte ndërruar jetë, duke e lënë Fetahun si burrin e vetëm në familje, me dy motra dhe një nënë të sëmurë. Vitet e para të jetës së tij nuk kanë qenë edhe aq të lehta! Duke treguar për brengat e tij, Fetahu nuk mundi t’i ndalë dot lotët. Nga varfëria e skajshme, atij tani po i pamundësohet edhe shkollimi. Edhe pse brengat e kishin ngarkuar këtë fëmijë, ai ende ka shpresa dhe ëndrra të cilat mendon se një ditë do t’i realizojë me ndihmën e njerëzve bamirës.

“Jam klasa e katërt. Sot nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk kisha bukë me ngrënë dhe me vinte turp. Me vinte turp që të shkoj pa bukë në shkollë. Dua ta kem një dhomë timen, një shtëpi të vogël apo çka do që të jetë, të ha bukë. Shumë keq, më vjen turp, të gjithë më përqeshin në klasë se unë nuk kam para. Askush nuk më afrohet, të gjithë më rrinë larg!”, tha Fetah Muharemi për tv 21.

Familja Muharemi kishte më shumë se 24 orë që kur e kishin shtruar tryezën e fundit. Prej dje në mëngjes, ende bukë në gojë nuk kemi shti”, tha Sheherzade Muharem.

Nëna Sheherzade e ka shumë të vështirë që t’ia dal mbanë e vetme. Pronari i banesës ku po qëndrojnë me qira i kishte lajmëruar që dita e diel do të jetë e fundit ditë për ta në këtë banesë, dhe nuk dihet se ku do të përfundoj familja ditën e hënë, por kjo nuk është brenga kryesore e familjes Muharemi.

Zonja së pari kërkon ushqim sa për t’i shtruar një tryezë fëmijëve që nuk kishin ngrënë më shumë se 24 orë! Prej njerëzve kërkojë një copë bukë, që të mund të mbijetojmë që të mos më vdesin nga uria fëmijët. Një dhomë e dua që të ma jap dikush, që të mos frikësohen fëmijët se kur do na nxjerr ndokush prej banese”, shtoi Sheherzade Muharemi.

Edhe pse është vetëm 10 vjeç, ëndrrat e Fetahut nuk janë shumë të mëdha. Ai kërkon vetëm një kulm mbi kokë dhe ushqimin, së paku deri sa të arrijë moshën kur do i dal zot vetes dhe familjes. /b.l/noa.al/