Transmetuar më 18-05-2017, 23:50

Protesta të reja popullore në Greqi kanë vazhduar gjatë mbrëmjes së sotme për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë për të normalizuar ekonominë.

Turma protestuesish janë mbledhur përpara kryeqytetit grek të Athinës, ndërsa një grupim me maska u përpoqën për t’u ngjitur në shkallët e Parlamentit grek.

Grupi prej 30 persona të maskuar sulmuan policinë që ishte vendosur për të penguar protestuesit dhe hodhën bomba molotov drejt tyre.

Protestuesit e udhëhequr prej sindikatave i kërkojnë ligjvënësve grekë që të mos i votojnë masat shtrënguese.

Sindikatat thonë se programi i masave nuk do të funksionojë dhe taksat që qeveria do t’iu shtojë grekëve do t’i sjellin vendit recesion.

Sindikalistët këmbëngulin se ka mundësi të tjera, veç taksave, për t’i dhënë shtysë ekonomisë greke që ndodhet në kolaps të plotë.

Por qeveria e Alexis Tsipras beson se presioni që po bëjnë kreditorët nuk lë shumë shpresë për lehtësim të politikave të diktuara prej FMN-së dhe Bashkimit Europian. Si kundërpeshë, qeveria thotë se ka një plan masash lehtësuese për shtresat në nevojë.