Transmetuar më 24-05-2017, 11:29

Një prej kënaqësive të jetës është që të pini bashkë me shoqërinë një gotë verë, në përfundim të një dite të gjatë pune për të shkarkuar stresin e akumuluar.

Por për femrat një veprim i tillë mund të rezultojë më tragjik nga sa mendohet.

Një studim amerikan i zhvilluar nga Harvard TH Chan School of Public Health në Boston, të Massachusetts, i publikuar në revistën shkencore ‘British Medical Journal’, zbuloi se ata persona që në familje kanë pasur një rast kanceri, duhet të reduktojnë pirjen e alkoolit, edhe më pak se niveli i rekomanduar.

Studiuesit analizuan shëndetin e 88 mijë femrave dhe 47 mijë meshkujve mbi 30 vjeç.

Rezultoi se femrat ishin më të rrezikuara, madje edhe pirja e një gote verë në ditë, mund të shtojë rrezikun e tumorit të gjirit me 15%.

Konsumi i alkoolit mund të rezultojë gjithashtu i dëmshëm për sënundjet e gojës, fytit, ezofagu, aparatit tretës dhe mëlçisë.

Çdo vit 3.6% e rasteve të kancerit shkaktohen pikërisht prej konsumit të tepruar të alkoolit, shkruan noa.al.

“Ekziston një lidhje e ngushtë mes kancerit dhe alkoolit, sidomos për personat që pinë duhan. Por as ata që nuk abuzojnë, nuk duhet të neglizhojnë rrezikun që u kanoset”, tha Richard Roope, mjek pranë Royal College of GPs. /a.y/noa.al