Transmetuar më 31-05-2017, 20:22

Pas betimit të Aleksandar Vuçiç si president dhe zotimit se Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Vuçiç si një gënjeshtar, i cili sipas tij përçon vetëm mesazhe negative për rajonin.

“Vuçiç nuk është vetëm gënjeshtar, por ai gjithashtu po përçon sinjale negative për rajonin duke përdorur retoriken e njëjte ndaj Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. 

Sipas tij, Vuçiç nuk ka ndryshuar aspak nga parardhësit e tij, por Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe as nuk do të jetë. /b.l/noa.al/