Transmetuar më 31-05-2017, 21:40

Gorillaz në Budapest, është një lajm i bukur, sepse më në fund pas gjashtë vitesh nxorën albumin e ri, Humanz. Por lajm akoma më i bukur, që ia vlen të ndahet me të gjithë, është që kemi një mundësi që disa prej nesh, të shkojmë me bileta dhe udhëtim falas, në koncertin ekskluziv të Gorillaz në Budapest, më 16 Qershor!

Telekom Electronic Beats, surprizon përsëri, duke dhënë mundësinë që 30 persona të fitojnë biletë dhe udhëtim, mjafton të shkarkojmë aplikacionin The Lenz, të bëjmë një foto përmes tij, me Gorillaz dhe ta postojmë me #CliroGorillaz ose ta hedhim në: electronicbeats.com.al/fito.

Për të qenë fitues, duhet të rrisim pak kreativitetin dhe të shkrepim një foto sa më interesante sepse fituesit do përzgjidhen nga një juri shumë e përzgjedhur. Ata janë: fotografi i modeleve më të bukura në Shqipëri, Soni; artistja eksentrike, Sara Kapo; themeluesi i Tulla Cultural Center, kuratori dhe DJ-i më in, Rubin Beqo si edhe prezantuesja, modelja dhe aktorja më moderne, Sara Kolami.

Të gjitha fotot do kalojnë nën lupën e tyre dhe me datë 10 Qershor, kur Instagram të jenë mbushur me Gorillaz kudo, do shpallen 15 çiftet me fat.

Tani që Facebook është falas, me paketën Electronic Beats, postimi i fotove bëhet edhe më i thjeshtë dhe me 5GB, nuk ka shanse që të ngelemi keq me internet.