Transmetuar më 01-06-2017, 13:37
Publicitet

Ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedonisë, Nikolla Todorov, është qëlluar sot me armë zjarri përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup. Lajmin e ka konfimuar Policia dhe Ministria e Punëvë të Brendshme, shkruan REL.

Sulumesi është arrestuar, dhe Policia e ka dërguar në stacionin policor ku është marrë në pyetje.

Policia është duke punuar për të zbardhur rastin dhe do të kërkojë për më shumë informacione rreth të incidentit që ka ndodhur gjatë ditës.

Dyshohet se autor i ngjarjes është 57-vjeçari nga Velesi, Lupco Stojanovski, ndërsa ish-ministri është dërguar në spital.

Todorov ka qenë ministër i krahut të djathtë në qeverinë e VMRO-DMPNE, të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski.