Transmetuar më 05-06-2017, 13:36

Mali i Zi do të bëhet edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s, në një ceremoni në Uashington gjatë ditës së sotme, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ky vend i vogël ballkanik i bashkohet Aleancës Veriatlantike, e cila u krijua për të luftuar agresionin sovjetik, dhe tani po bën përpjekje për të ndaluar rusët në rritjen e ndikimit të tyre në Evropën Lindore.

Kryeministri Dushko Markoviq do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim-dorëzimit në Shtetet e Bashkuara. Flamuri i Malit të Zi do të valvitet në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë më 7 qershor.

Ndërkohë, Sekreti i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, do të jetë pjesë e ceremonisë në Uashington për të mirëpritur anëtarin më të ri të aleancës.