Transmetuar më 09-06-2017, 16:18

Dhe telashet nuk kanë të sosur për kompaninë e prodhimit të automjeteve, Hyundai. Tanimë ajo është duke tërhequr nga tregu dhe qarkullimi, mëse 600 mijë makina nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton FOX. Këto makina janë prodhuar nga viti 2013 deri më 2017 në modelet Crossover, Santa Fe dhe Santa Fe Sport.

Dhe kjo vjen vetëm pak javë pasi në prill të këtij viti, Hyundai u detyrua të tërhiqte mbrapsht edhe një milionë e gjysmë makina të tjera.

Hyundai, e cila në Shqipëri, pikërisht këto ditë po feston dhjetëvjetorin, njoftoi se tërheqja e makinave ka ardhur për shkak se ka një defekt që lidhet me motorin, ku një kabull që hap pjesën te motori, mund të bllokohet apo të hapet vetiu nëse nuk është i mbyllur në mënyrë të sigurt.

Sakaq tërheqje nga qarkullimi për defekte në sistemin e drejtim/parkimit, pësojnë edhe modelet Genesis dhe Sonata. totali është 161,074 automjete.

Tërheqja e dytë përfshinë 150 mijë modele të Sonata dhe afër 11 mijë të modelit Genesis të prodhuara nga viti 2015 deri 2016. /noa.al/