Transmetuar më 11-06-2017, 09:20

Kandidati për Kryeministër i Kosovës i koalicionit, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj votoi pak minuta pas orës 09.00.

Pas votimit të mëngjesit të sotëm ai i’u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Sapo votova. Unë edhe Anita iu bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës të gjithëve të votojnë, vota ka rëndësi. Ky votim i sotëm ka vlerën e saj për katër vite të mandatit”, u shpreh Haradinaj.

Nga ana e saj, bashkëshortja Anita, i uroi Kosovës suksese, ndërkohë që ftoi qytetarët të bëhen pjesë e votimeve.

Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen para kohe. Në këto zgjedhje prej të cilave do të dalë qeveria e re, kanë të drejtë vote 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07.00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19.00 të mbrëmjes, ndërkohë që për Kryeministër garojnë tre kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa.

Në zgjedhjet e ditës së sotme garojnë pesë koalicione, 19 parti politike si dhe dy iniciativa qytetare. Nga këto zgjedhje do të dalin 120 deputetë, ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit, janë angazhuar 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare. /a.y/noa.al