Transmetuar më 11-06-2017, 09:57
Publicitet

Avdullah Hoti, kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i shoqëruar nga e shoqja votoi rreth orës 09.40 në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

“Selvetja edhe unë sapo kryem obligimin tonë qytetar për të votuat. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën. Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të mirën e tyre dhe të familjes së tyre. Ftoj të gjitha organet KQZ-në, vëzhguesit, etj., që të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Hoti.

Kosova voton sot për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen para kohe. Në këto zgjedhje prej të cilave do të dalë qeveria e re, kanë të drejtë vote 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07.00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19.00 të mbrëmjes, ndërkohë që për Kryeministër garojnë tre kandidat, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa.

Në zgjedhjet e ditës së sotme garojnë pesë koalicione, 19 parti politike si dhe dy iniciativa qytetare. Nga këto zgjedhje do të dalin 120 deputetë, ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit, janë angazhuar 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare. /a.y/noa.al