Transmetuar më 11-06-2017, 19:26

Të dhënat e Exit Poll që u realizuan sot pranë disa prej qendrave të votimit në Kosovë, sugjerojnë se asnjë parti dhe koalicion nuk ka arritur shumicën e mjaftueshme për të qeverisur pas zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në mbarë vendin.

Shkëlzen Maliqi, i cili drejton Exit Poll-in e kryer sot nga organizata e tij, evidenton se

koalicioni PDK-AAK-Nisma ka arritur të grumbullojë rreth 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, me afro 27 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, partitë e tjera kanë marrë të gjitha së bashku rreth 3 për qind.

Shkëlzen Maliqi sqaron se Exit Polli është një matje e momentit dhe gjatë procesit kur dalin votuesit nga vendvotimi i presin aty dhe i pyesin se për kënd keni votuar.

Sipas tij në këtë Exit Poll janë pyetur afro 2500 qytetarë të Kosovës, pasi kishin dalë nga qendrat e votimit.