Transmetuar më 12-06-2017, 12:56
Koalicioni i PDK-AAK- Nisma i njohur ndryshe si “koalicioni i luftës” është drejt fitores së zgjedhjeve në Kosovë.
Deri në mesditë janë numëruar rreth 95% e votave, ose më saktësisht 94.58%.
Nga këto rezultate kryeson koalicioni PDK-AAK-Nisma me 34.53% të votave.
E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje me 26.78%, ndërsa i treti koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79%.
Rezultatet janë në përditësim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i gjeni në kohë reale duke klikuar këtu.
Për Kryeministër në garë janë tre kandidatë, Albin Kurti i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK dhe Avdullah Hoti i LDK-AKR-Alternativa.
Nga rezultatet e deritanishme Haradinaj pritet të jetë në krye të qeverisë. /a.y/noa.al