Transmetuar më 16-06-2017, 15:38

Të paktën dy adoleshentë në Kosovë kanë rënë viktimë e lojës së rrezikshme “Balena blu” që ka marrë vëmendjen e gjithë botës.

Pas rasteve të bëra publike në Shqipëri, sot ka reaguar edhe Kosova përmes një kronike e cila ka pasur protagonistë dy adoleshentë që kanë nisur lojën dhe kanë vijuar me nivelet e saj të rrezikshme.

Loja që ka përfshirë të gjithë botën dhe u ka marrë jetën më shumë se 150 të rinjve ka bërë për vete edhe dy nxënës të shkollës së mesme që kanë konfirmuar për Klan Kosovën se kanë rënë viktimë e kësaj loje të rrezikshme.