Transmetuar më 20-06-2017, 12:27

Një punonjëse seksi ka bashkëpunuar me policinë italiane për të shkatërrua një grup të organizuar, i cili shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

Në këtë operacion të gjerë, janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë, Indrit Arapi, 33 vjeç dhe Gentjan Hoxha, 45 vjeç.

Agjencia italiane e lajmeve AGI raporton se vajzat që shfrytëzoheshin, mashtroheshin nga burrat, duke u thënë atyre se i kanë të dashura, më pas i dhunonin barbarisht për t’i prostituuar.

Ishte kurajoja e një prej vajzave ajo që çoi në operacionin policor për shkatërrimin e kësaj skeme prostitucioni, gjashtë mua pas nisjes së shitjes së “mishit të bardhë”.

Gjatë operacionit, policia ka zbuluar 7 apartamente ku vajzat shisnin trupin e tyre që të gjitha, në Milano përreth rrugës “Monte Rosa”.

Gentjan Hoxha mësohet se bënte të mundur rekrutimin e vajzave në Shqipëri dhe Rumani, duke përdorur ndërmjetës, të cilët i paguante rreth 800 euro.

Dy të ndaluarit janë me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2006 ata ishin hetuar dhe dënuar për shpërndarje lëndësh narkotike.

Policia thotë se është duke kërkuar edhe një të dyshuar të tretë i cili gjendet në Shqipëri. Ishte pikërisht ky i ri në kërkim, i cili rekrutonte vajza në Shqipëri dhe në Rumani për t’i shfrytëzuar seksualisht.

Hetimet nxjerrin se lideri i kësaj organizate ishte Indrit Arapi. /k.k/noa.al/