Transmetuar më 24-06-2017, 23:00
Publicitet

Një sherr me thika ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytetin kosovar të Prishtinës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sherri me thika ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

I lënduari është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë thënë sse tre të rinj kanë therur me thikë një person më në moshë.

Dëshmitarët kanë raportuar për mediat vendase se ambulanca ishte vonuar 30 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia edhe më shumë, pavarësisht se ngjarja ndodhi në sheshin qendror të qytetit.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje dhe nuk ka ende raportime për të arrestuar./a.k/noa.al/