Transmetuar më 02-07-2017, 10:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan të Kosovës, ku një person ka dhënë shpirt në mes të rrugës pa u ndihmuar nga askush.

Mediat kosovare të cilat citojnë zëdhënësin e policisë në Gjilan, shkruajnë se personi që ka humbur jetën është një i moshuar 63 vjeçar.

Në bazë të raportit mjekoligjor, mësohet se 63-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në video shihet se si asnjë nuk ndalon që t’i vijë në ndihmë 63-vjeçarit të shtrirë në rrugë./a.k/noa.al/