Transmetuar më 03-07-2017, 18:05

Një person është dënuar nga një gjykatë në Kosovë me 182 orë punë në komunitet, pasi kishte vendosur flamurin e ISIS në një kryqëzim në Prishtinë.

Q.M., u arrestua në muajin shtator të vitit të kaluar në momentin kur ai, së bashku me dy të mitur, ngritën flamurin në fjalë. Trupi gjykues tha se ky veprim i tij “është një thirrje drejtuar të tjerëve për të shkuar në Siri dhe Irak, për t’u bashkuar me organizatën terroriste”.

Sipas të dhënave, rreth 300 shtetas nga Kosova i janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak ndërmjet viteve 2013-2014.

Më shumë se 100 janë kthyer në Kosovë, por autoritetet thonë se rreth shtatëdhjetë janë ende aktivë me grupet ekstremiste. /k.k/noa.al/