Transmetuar më 04-07-2017, 07:37
Publicitet

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë më herët sesa pritet.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjasat që kjo të ndodhë janë absolute.

Nitaj ka pranuar se Ramush Haradinaj është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike, për ta parë mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e tij.

Sipas tij, nuk është korrekte që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të kërkojë nga Haradinaj ta prishë partneritetin me PDK’në për të bashkëpunuar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.