Transmetuar më 04-07-2017, 08:16

Facebook vjen me të tjera risi për përdoruesit, duke fuqizuar funksionin “Live”. Sipas TechSot kompania ka njoftuar për një chat privat në zonën e filmimit si edhe mundësinë për të shtuar një friend tek video personale që transmetohet direkt.

Chat-et private në brendësi të LIVE synojnë t’i bëjnë më tërheqëse filmimet mes miqve, larg komenteve që ndeshen në ekran ku transmetohet video. Mbi të gjitha krijon privatësi nëse bëhet fjalë për Live që kanë reklama në media, për njerëzit e famshëm apo organizata të tjera.

Personat në chat, shkruan Facebook, komentojnë Live 10 fish më shumë se videot tradicionale. Por sipas TechSot, chat-et private për momentin do të vijnë të integruar përmes Messenger. Për momentin funksioni do të bëhet aktiv përmes aplikacioneve në disa shtete, për të qenë gjithëpërfshirës gjatë verës.